Kërkohet paraburgim për katër serbë për pjesëmarrje në tensionimin e situatës në veri

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ndaluar katër persona, në dy raste penale të ndara për situatën në veri të vendit.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se të ndaluarit janë shtetas të Serbisë, të dyshuar për vepra penale të kryera në lidhje me ngjarjet e dhunshme në veri të vendit të datës 29.05.2023.

Tutje në njoftim thuhet se në rastin e parë, dy të dyshuarit janë ndaluar për veprat penale: Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, nga neni 127;  Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, nga neni 167.

“Sulmi ndaj personit zyrtar, nga neni 402 dhe Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi, nga neni 404 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në rastin e dytë, dy të dyshuarit janë ndaluar për veprat penale: Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, nga neni 138; Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 dhe  pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi, nga neni 404 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,

Sipas Prokurorisë në të dy rastet, PSRK në afatin ligjor ka parashtruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.