Formohet Komisioni Hetimor për trajtimin institucional të rasteve të dhunës seksuale dhe në familje

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka mirëpritur themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me trajtimin e rasteve të dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës nga ana e institucioneve.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, tha se përmes këtij komisioni do të pasqyrohen veprimet në 5 vitet e fundit të institucioneve përgjegjëse në raport me këto raste.

“Përmes këtij Komisioni do të pasqyrohen veprimet në 5 vitet e fundit të institucioneve përgjegjëse në raport me këto raste. Ministria e Drejtësisë do të jetë në dispozicion të Komisionit Hetimor”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.