Të gjitha partitë politike janë pajtuar që Projektligji për reformën zgjedhore duhet që të kaloj në seancën e së enjtes, raporton DTV. Me këtë projektligj janë pajtuar edhe partitë opozitare.
Adnan Rrustemi nga VV-ja tha se si parti e përkrahin këtë projektligj, duke paraqitur edhe ndryshimet e bëra.
“Po shqyrtohet një projektligj i rëndësishëm. Ky projektligj implikon secilin rekomandim të vëzhguesve të BE-së. ligj adreson shqetësimin me listat e votuesve, shqetësimet e diasporës. Numërimi i fletë votimeve nga kandidatë nuk do të bëhet në vend votime. Do ta përmirësoj procesin zgjedhorë dhe do të ndikojnë edhe ne forcimin e demokracisë. Esenca e këtij projektligji është se përmirëson sistemin, procesin dhe administrimin e zgjedhjeve”, tha ai.