Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se ngjarjet në veri të vendit, ku protestuesit serbë sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët kanë lënë shumë njerëz të habitur.
Në një cicërimë në Twitter, Zulfaj ka renditur kronologjikisht faktet që siç tha ai, çuan në sulme ndaj ushtarëve të NATO-s, policëve dhe gazetarëve nga bandat kriminale që gjinden në listën e pagave të Serbisë.
“Bëhuni ju gjykuesi nëse kjo është mungesë koordinimi apo mungesë mbështetjeje për rendin kushtetues të Kosovës”, ka shkruar ai.