Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, është shprehur i sigurt se draft-statuti për Asociacionin, i cili është propozuar nga Edi Rama, do të refuzohet edhe nga Serbia.
Klinaku ka treguar se edhe ai është kundër këtij propozimit.
Në profilin e tij në “Faceboook”, ai ka shkruar Kosova duhet të jetë kundër çfarëdo Asociacioni.
“Kundër çfarëdo asociacioni! Jam plotësisht i sigurt (pa e lexuar) se draft-statutin e asociacionit të propozuar nga Edi Rama do ta refuzoi kategorikisht Serbia. Në anën tjetër, edhe unë (pa e lexuar) jam poashtu kundër atij drafti (sepse jam kundër çfarëdo asociacioni). Tash, a po i bjen kjo që edhe unë jam me Serbinë a jo?”, ka shkruar Klinaku.
DTV