Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, pretendon se komunat e Kosovës, kanë tendencë që në kuadër të Planeve Zhvillimore Komunale, t’i tjetërsojnë tokat bujqësore.
Ai theksoi se si ministër do të angazhohet “maksimalisht në mbrojtje të tokës bujqësore”.
Tutje ai shtoi se angazhimi i tij si ministër ka të bëjë edhe me “sigurinë ushqimore dhe sigurimin e ushqimit; krahas mundësive për zhvillim të sektorëve dhe industrive të tjera”.