Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2025.
Dardanët do të përballen me Estoninë, më 20 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kombëtarja U21 i fillon nesër përgatitjet për këtë ndeshje, teksa stërvitja e parë mbahet në orën 17:00 në Kampin Nacional në Hajvali.