/

Manchester City futet në histori, kampion i Evropës! Interi i pafat

Manchester Cityt është kampion i ri i Evropës, për herë të parë në histori të ekzistimit si klub.

Trajneri Pep Guardiola ka arritur qëllimin që e kishte para vetes me Cityn, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Interin, në finalen që u zhvillua në stadiumin Atatürk Olimpiyat” në Stamboll.

Të pranishëm 71.412 shikues, panë një lojë të bukur sidomos në 45 minutat e dytë, një gol dhe një tërthorëse.

Në minutën e 27-të, Erling Haaland shpërdoron një rast ideal, i cili kaloi lojtarin Bastoni por goditja e tij u ndal nga portieri Onana.

Në minutën e 36-të Kevin de Bruyne e pa të pamundur të vijonte lojën ndaj kërkoi zëvendësimin, ndërsa në vend të tij u aktivizua Philip Foden.

Akanji në minutën e 59-të gaboi rëndë por Lautaro Martinez i vetmuar u tregua egoist dhe nga afërsia e nga këndi i vdekur ka gjuajtur në këmbë të portierit Ederson të Manchester Cityt.

Shpërthen atmosfera si vullkan në stadium në minutën e 68-të, Rodri me qetësi e në mënyrë shkollore nga rreth 14-15 metra godet dhe e lë të shtangur portierin Onana të Interit, topi futet në këndin e majtë, 1:0.

Në minutën e 71-të, Dimarco i pafat, godet me kokë por tërthorësja ia mohoi golin Interit.

Phil Foden në minutën e 78-të në pozitë ideale por gjuajtjen e tij e ka pritur portieri Onana.

Në minutën e 89-të, Romelun Lukaku nga tre metra nuk ka shënuar në portën e Manchester City, topi goditet në këmbën e majtë portierin Ederson.

Manchester City triumfon dhe feston, ndërsa Interi i Inzaghit kokulur e lëshon fushën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.