Bulliqi konfirmon se janë liruar nga paraburgimi në Serbi tre qytetarët e arrestuar në Merdar

Tre qytetarët nga komuna e Podujevës të arrestuar në Merdar janë liruar nga paraburgimi.

Lajmin e ka konfirmuar Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës.

Bulliqi tha se ka kontaktuar me familjarët e të arrestuarve dhe të njëjtit janë rrugës duke ardhur për në Kosovë.

Lidhur me arrestimin e këtyre 3 qytetarëve është deklaruar edhe dje kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, i cili tha se qytetarët janë ndaluar për 48 orë.

Kurse për motivet e arrestimit të tyre nuk dihet përveçse tha se “po dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit”.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dje konfirmoi arrestimet e reja të kosovarëve në Serbi. MPJD përsëriti apelin për qytetarët e Republikës së Kosovës që të shmangin kalimin nëpër territorin e Serbisë dhe të përdorin rrugë alternative për udhëtim.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.