Me 61 për, asnjë kundër e asnjë abstenim Kuvendi pas dy tentimesh e ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, raporton DTV.
Për gati 30 minuta deputetët kanë pritur që mazhornac t’i bëjë numrat e nevojshme për kalimin e këtij projektligji, i cili në votimin e parë ka marr vetëm 58 vota, që ishin të pamjaftueshëm për miratim.