Shqipëria ka shënuar fitoren e parë në kualifikimet për evropianin “Gjermani 2024”, pasi ka mposhtu Moldavinë në “Air Albania” me rezultat 2:0.
Të dy golat u shënuar në pjesën e dytë.
Të parin e shënoi Jasir Asani në minutën e 51-të. Golin e dytë e shënoi Ndeim Bajrami në minutën 76 –të.
Shqipëria rendet e treta në grupin E me pikë të barabarta me Poloninë nga 3 pas dy ndeshjeve.
Ndërsa grupin e kryeson Çekia me 7 pikë e tri ndeshje.
Moldavia është në vendin e 4-të me 2 pikë dhe tri ndeshje, kurse Ishujt Faroe në fund të grupit me një pikë nga dy ndeshje.