Jean-Clair Todibo iu bashkua Barcelonës në vitin 2019 si një transferim i madh, por ai kurrë nuk arriti të bind në Camp Nou.
Mbrojtësi francez kaloi si i huazuar te Schalke 04, Benfica e Nice, para se Barcelona ta shiste përfundimisht dy vite më parë te skuadra franceze për 8,5 milionë euro.
Megjithatë Todibo tani është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar në Ligue 1 dhe shumë skuadra të mëdha janë vënë pas tij.
PSG, Juventus, Man Utd, Liverpool dhe Borussia Dortmund janë skuadrat e mëdha që duan transferimin e francezit në verë, derisa Nice i ka caktuar çmimin e largimit.
Nice synon që nga shitja e Todibos të fitoj 45 milionë euro, ku nga kjo shumë edhe Barcelona do të fitoj disa milionë euro.
Katalunasit kanë ruajtur 20 për qind të kartonit të lojtarit dhe nëntë milionë euro pritet të shkojnë në arkat e tyre.
Kjo është një shumë e konsiderueshme për Barcelonën, klub i cili ka nevojë për të hyra duke marrë parasysh krizën financiare që e ka kapluar viteve të fundit.
23-vjeçari Todibo këtë edicion ka qenë fantastik me fanellën e Nices, duke zhvilluar 46 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.
DTV