Nga dita e djeshme kombëtarja e Kosovës ka mbetur pa selektor!
Alain Giresse është shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta, katër ndeshje dhe vetëm tre pikë në Grupin I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
Legjenda e futbollit të futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, thotë se zgjidhja më e mirë është një trajner shqiptar.
“Po të isha drejtor sportiv, do të vendosja trajnerin më të mirë shqiptar”, thotë Shala.
Në ditët apo javët e ardhshme do të emërohet selektori i ri, por pak kush e di se cili do të pasardhësi i francezit Giresse.