“Provokim politik”: Kina i kundërpërgjigjet Bidenit i cili e quajti këtë të fundit diktator

Ministria e Jashtme e Kinës e ka akuzuar Bidenin pasi ky i fundit e ka quajtur Xi Jinpingun “diktator”. Komentet “e kanë dhunuar seriozisht dinjitetin politik të Kinës”, u shpreh ministri i jashtëm Mao Ning të mërkurën.

Bideni e kishte quajtur presidentin e Kinës “diktator”, vetëm një ditë pasi sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken takoi Xiun në një udhëtim në Kinë i cili ishte planifikuar të ketë për qëllim ç’tensionimin e marrëdhënieve midis dy shteteve. Ai shtoi se Xi ishte i turpëruar kur balona kineze ishte rrëzuar nga ShBA-ja më herët në këtë vit, raporton DTV.

Bideni poashtu tha se ekonomia kineze “po kalon në vështirësi dhe ngecje të mëdha”.

Banka Botërore më herët në këtë muaj parashikon rritje ekonomike për SHBA-në për diku 1.1% përgjatë 2023-ës, ndërsa për Kinën rritja ekonomike e parashikuar shkon diku në 5.6% sipas po këtij burimi.

Blinken dhe Xi u pajtuan të hënën që të mbanin një takim për të stabilizuar armiqësinë tashmë edhe më të tensionuar midis Washingtonit dhe Beijingut zyrtar në mënyrë që të mos eskalonte në konflikt, por dështuan të prodhonin një të tillë gjatë vizitës së rrallë në Kinë të sekretarit të shtetit, Blinken.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.