Të enjten në Leposaviq është vërejtur një numër i konsiderueshëm i protestuesve dhe se situata atje është e qetë, raporton DTV.
Misioni i KFOR-it po qëndron para objektit komunal, ndërsa protestuesit po qëndrojnë në skaj të rrugës.
Përderisa Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, fillimisht njoftoi se i ka ftuar Kurtin e Vuçiqin sot në Bruksel për takim urgjent, për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale.
Mirëpo, pas disa minutash kishte vendosur ta fshinte postimin në fjalë dhe ta bënte një të ri, ku nuk përmendet dita e takimit.
“I kam thirrur krerët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtin në Bruksel për takime urgjente, për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale”.
“Kemi nevojë për de-përshkallëzim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, shkroi Borrell.