Xhaka tregon një detaj pasi e goditi me kokë Katiçin dhe çfarë i ngjau më pas

Futbollisti i Baselit, Taulant Xhaka, është më i kërkuari në kampin stërvitor, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Në një intervistë, Taulant Xhaka flet për incidentin nga klasikja ndaj ekipit Zurich.

Xhaka pati vepruar pothuajse identik siç bëri Zidane në finalen e Kupës së Botës në vitin 2006.

Kur u pyet për goditjen e tij me kokë ndaj kroatit NIkolla Katiç,

Xhaka gati sa nuk pendohet.

“Kam humbur kontrollin. Kjo nuk duhet të më ndodhë mua.

Kjo nuk ka vend në fushën e futbollit”, tha ai.

“Xhaka është një model.

Për fansat dhe familjen e tij.

Mbi të gjitha, reagimi i djalit të tij trevjeçar i dha shumë për të menduar më pas”, shkruan media zvicerane.

“Djali im e ndoqi ndeshjen me gruan time. Ajo e lau ballin tim kur u ktheva në shtëpi.

Djali im më pyeti nëse bëra një faull. Dhe ai imitoi lëvizjen time me kokën e tij”, tha Xhaka.

Sipas tij, kjo ishte e pakëndshme.

Lojtari i Zurich-ut e provokoi shumë keq.

“Kam mundur ta kontrolloj veten në provokimet e para, por pas kartonit ai tërhoqi sërish fanellën dhe ofendoi familjen time, fëmijët e mi që të mos e shihte askush.

Më pas me ndezi fitili”, thotë Xhaka.

Xhaka u dënua me tetë ndeshje mos lojë.

“Prisja më shumë, dhjetë apo njëmbëdhjetë ndeshje pezullim”, thotë Xhaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.