Arteta me fjale të mëdha për Xhakën

Granit Xhaka i dha fund aventurës në “Emirates Stadium”, pas gjashtë vitesh.

Futbollisti shqiptar e mbajti shiritin e kapitenit te kjo skuadrës duke u shndërruar në një nga futbollistët më të dashur të tifozëve londinez.

E largimi i tij e ka prekur edhe trajnerin Mikel Arteta.

Spanjolli i kishte dhënë besim mesfushorit në momentet e vështira të Xhakës në Londër.

E Arteta, zgjodhi fjalë prekëse në lamtumirën e mesfushorit më pasaportë zvicerane.

“Po i themi lamtumirë një lojtari dhe personi fantastik. Graniti ka dhuruar kontribut të paçmueshëm, jo vetëm me gola, por edhe vendosjen e ekuilibrave si një lider i vërtetë. Faleminderit do të ishte pak.

I urojmë më të mirat atij dhe familjes në këtë aventurë të re profesionale. Gjithmonë do të jesh i veçantë për Arsenalin”, deklaroi Arteta.

Granit Xhaka, karierën do ta vijoj në Bundesliga te skuadra e Bayer Leverkusen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.