Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka thënë se partia në pushtet po bën thirrje për vëllavrasje.
Këtë reagim Abazi e ka bërë në rrjetin social Facebook, ndaj postimit të LVV-së për përleshjen fizike që ndodhi në Kuvend.
Tutje, Abazi është shprehur se reagimi i LVV-së i hedh benzinë situatës. Përveç kësaj, ai ka thënë se komunikata e partisë në pushtet thërret për destabilizim të jetës.
Postimi:
Ky postim pas asaj që ndodhi sot në Kuvendin e Republikës, është linçues, i turpshëm, i hedh benzinë situatës, tregon papjekurinë dhe mungesën e përgjgjësisë. Kjo komunikatë thërret për vllavrasje dhe destabilizim të jetës institucionale. Kjo gjuhë e kjo sjellje ndaj të gjithëve dhe në mënyrë të përgjithsimit ka sjellur deri në këtë situatë!