Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka folur pas përplasjes fizike në Kuvendin e Kosovës. Ajo tha se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka sulmuar deputetin Mërgim Lushtaku.
“Bislimi e sulmoi kolegun tonë i cili as nuk e sulmoi as nuk e gjuajti me molotov as me zollë përveç se i freskoi pak në këtë situatë të tensionuar”.
“Aksioni ynë simbolik dhe jo i dhunshëm irritoi zëvendëskryeministrin, i cili më pas sulmoi kolegun, Mergim Lushtaku, i cili as nuk e gjuajti me mollotov, as me zoll e as me gaz lotsjellës, as me veze e shishe, veçse i freskoi pak në këtë situatë të tensionuar pas këtyre përgjimeve. Ne ishim aty për të kryer obligimin tonë si deputet dhe u provokuam, u sulmuam nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, nga ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i financave, Hekuran Murati”.
“Është e papranueshme përpjekja e qeverisë për të sulmuar opozitën me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes nga skanali më i madh politik në vend. Ky pushtet duket se nuk e duron të vërtetën, në fakt të vërtetën e ka shtrembër dhe e ka dhunuar sa ka qenë në opozitë vazhdimisht, ndërsa të vërtetën sot mundohet ta mbys me dhunë në Kuvend, e besa edhe në media”, tha Hoxha.