Ministri i Financave, Hekuran Murati ka lëshuar Kuvendin e Kosovës pas përleshjes që ndodhi ndërmjet pozitës e opozitës.
I pyetur se si ndodh i gjithë rasti tha se “po besoj që i keni pa të gjitha”, madje iu tha gazetarëve që duan ta përcjellin deri në zyrë mund ta bëjnë një gjë të tillë.
E përleshja ka nisur teksa po mbante fjalim kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e largoi nga foltorja pankartën “Zdravo” të vendosur nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në atë moment, shihet deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku që afrohet te foltorja dhe e lagë me ujë kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi.
Ky i fundit më pas shihet duke e goditur me shishe në fytyrë deputetin Lushtaku.
Pastaj aty janë ofruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të opozitës të cilët janë përfshirë në rrahje.
Përderisa kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thirrur Policinë që të futet në sallë.