Reagon Ambasadori amerikan për situatën në Kuvend

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka reaguar pas rrahjes që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka shtuar se përdorimi i dhunës nuk është mjet për të shprehur mospajtimet.

“Është për të ardhur keq të shoh se çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mospajtimet.
Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë”, ka shkruar Hovenier.

Leave a Reply

Your email address will not be published.