/

Reagon Blerta Deliu: Deputeti i VV-së Halil Thaçi donte të më godiste

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas situatës në Kuvendin e Kosovës, ku thotë se gati u godit nga deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi.

Deliu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se u fye, u sha dhe u shtye.

“Sot, për herë të parë në jetën time politike, jam fyer, sharë, shtyrë dhe, do të isha edhe e goditur nga deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi, sikur të mos kisha mbrojtjen e kolegëve deputetë të PDK-së. Asnjëherë nuk jam ndier kaq e rrezikuar dhe e goditur si deputete, si grua e si nënë, në të gjitha vitet e mija në shërbim të këtij vendi.” – tha ajo.

 

 

Tutje, deputetja Deliu e ka cilësuar si të turpshme gjendjen e Qeverisë për ta fshehur skandalin e koordinimit me Listën Serbe.

“Është e turpshme se deri ku është në gjendje të shkoj kjo Qeveri, kjo shumicë parlamentare, për të fshehur skandalin e madh politik në të cilën është përfshirë në lidhje me koordinimin me Listën Serbe. Edhe këto goditje të ulëta, kjo fushatë e orekstruar ndaj opozitës, nuk do të na ndalë në demaskimin e fytyrës së vërtetë të kësaj Qeverie.” – ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.