VV me reagim skandaloz e quan PDK “bandë rrugaqësh”

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një reagim skandaloz, duke i quajtur deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës “bandë rrugaçësh”.

Përmes një reagimi në Facebook, VV-ja pretendon se ky sulm po bëhet ndaj një qeverie që nuk ka ministër të kontrolluar nga Beogradi, pavarësisht përgjimeve që u publikuan nga Nacionale, ku qartë shihej koordinimi i Mimoza Kusari – Lila me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.

“Teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim duke treguar për betejën e Republikës së Kosovës për shtrirje të rendit e të ligjit në veri të vendit, disa deputetë të PDK sulmuan me grushta, si një bandë rrugaçësh, kryeministrin dhe ministrat e Kosovës. Ky sulm po bëhet ndaj qeverisë së parë të Kosovës e cila nuk e ka asnjë ministër apo zv.ministër të kontrolluar nga Beogradi. Ky sulm po bëhet pikërisht në një moment të rëndësishëm të ballafaqimit diplomatik e jo vetëm të Kosovës me Serbinë.” – thuhet në komunikatë.

VV-ja nuk është ndalur me kaq, pasi që ka sulmuar edhe gazetarët, deputetët e protestuesit, duke pretenduar se “janë në një bandë”.

“Ky sulm erdhi si veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë: disa prej tyre i thonë vetes deputetë, disa i thonë vetes gazetarë, e disa protestues. Por Kosova do të ecë përpara në konsolidimin e shtetësisë së saj, pavarësisht sulmeve të tilla.” – thuhet në komunikatën e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.