Këshilltari i Bislimit e mohon që atij i është refuzuar pjesëmarrja në takimin në Tiranë: Nuk ka qenë i planifikuar

Këshilltari për media i zëvëndëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë se pjesëmarrja e Bislimit në Tiranë nuk ka qenë e planifikuar.

Ai ka demantuar mediat në Shqipëri që raportuan se Bislimit i është refuzuar pjesëmarrja në këtë takim për shkak të protokollit.

 

“Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar. Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij. Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij”, ka shkruar Kadiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.