Pëllumb Bajçinovci zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Më 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Pëllumb Bajçinovci është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, raporton DTV.

Asamblistët që u përkasin subjekteve në pushtet në Prishtinë kishin thirrur seancë të jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryesuesit të ri.

Kjo seancë është bojkotuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Zgjedhja e Bajqinovcit u bë pavarësisht që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka hedhur poshtë vendimin për shkarkimin e Fehmi Kupinës nga pozita e Kryesuesit.

Në mbledhjen e pestë të Kuvendit Komunal është votuar për shkarkim të Kupinës, por ai paraprakisht e kishte mbyllur seancën me arsyen se nuk kishte kushte për punë.

Muajin e shkuar ai dha dorëheqje nga LDK-ja dhe bashkoi votat me opozitën për t’i shkarkuar aksionarët e ndërmarrjeve publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.