I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosalav Lajçak ka thënë se marrëveshja e marsit në Ohër ishte një moment historik për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë
“Marrëveshja e marsit është një moment historik në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet bërë. Por ka shumë “mina tokësore” përgjatë kësaj rruge që ne nuk duhet të shkelim. Zgjedhjet lokale të prillit ishin një dhe për fat të keq ne i kemi shkelur ato”, tha ai.
Më tutje, Lakçak tha se aktualisht fokusi i BE-së është tek menaxhimi i krizës e jo tek normalizimi.