4 mijë familje më pak përfitojnë nga skema sociale

4,313 më pak familje janë përfituese nga skema sociale, krahasuar me një vit më parë.

Kështu thonë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga raporti i publikuar për muajin qershor.

“Në muajin qershor 2023 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21,131 familje me gjithsej 83,363 anëtarë, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (Qershor 2022) që ishin 25,444 familje me gjithsej 100,395 anëtarë. Ka një rënie të numrit të familjeve përfituese nga kjo skemë për 4,313 ose 17,0%”, thotë raporti.

Në anën tjetër është regjistruar rritje e numrit të përfituesve nga skema e pensioneve.

“Në muajin qershor 2023, krahasuar me muajin qershor 2022 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (23.6%); skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (11,0%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,1%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,7%); skema e kompensimeve për personat e verbër (2,2%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (1,7%); skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik (0,3%); dhe skema për veteranët e luftës (0.0%)”

Leave a Reply

Your email address will not be published.