Drejtoresha e drejtorisë së arsimit Besiana Musmurati ndau një postim në Facebook ku tha se nga sot të gjitha shkollat e Prishtinës do e kenë mjeshtrin e shkollës
JU PREZANTOJ PROJEKTIN MË TË RI – MJESHTRIN E SHKOLLËS
Nga sot, të gjitha çerdhet dhe shkollat e Prishtinës kanë me pasë mjeshtrin e shkollës . Një ekip mobil me mjeshtër nga Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë ka me qenë në dispozicion 24/7 e që me një telefonatë , shkollat kanë me thirrë për çfarëdo lloj nevoje që e e kanë.
Ka kalu koha kur në shkollat e Prishtinës është prishë diçka e nxënësit kanë pritë me vjet që komuna me reagu. Mjeshtri i shkollës ka me reagu shpejt e me efikasitet që me i ndreqë shkollat tona.
E tash po e dini, bashkë kemi me i ndreqë krejt shkollat e Prishtinës.
Postimi i plotë: