Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me rastin e 28-vjeçarit, i cili mbrëmë u gjet i vdekur në një veturë në Prishtinë.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti dyshohet të ketë kryer vetëvrasje duke përdorur armën e zjarrit.
“Hetim mbi vdekjen- Prishtinë 27.07.2023, 20:19. Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet te kete kryer vetvrasje duke përdorur armën e zjarrit. Njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.