Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar pas vendimit të ARBK’së për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Ai ka thënë se “mbyllja e Klan Kosovës përbën aktin më të shëmtuar për demokracinë”.
Sipas Berishës, vendimi i MINT është goditje e paprecedent mbi median e lirë.
“Ky yrysh fatzijsh, të pangopur me urrejtje, që në mënyrë sistematike po sulmojnë mediet sot, i sulmuan me mizori edhe për sa kohë ishin në opozitë, uroj t’i bëjë bashkë gazetarët për të ndërmarrë çdo mjet proteste në mbrojtje të fjalës së lirë e rrjedhimisht edhe të demokracisë!”, ka shkruar Berisha.