Çmimi tavan për naftë kundërshtohet nga naftëtarët

Çmimi i naftës ka shënuar ngritje ditëve të fundit.

Të hënën një litër naftë në këtë pikë të shitjes ishte 1.39 cent kurse diku tjetër ishte 1.43 euro.

E për shkak të këtyre rritjeve, ditë më parë Ministria e Tregtisë, Ndërrmarrësisë dhe Industrisë ka vendosur ta rikthej çmimin tavan për derivate.

Por ky vendim po konsiderohet i vështirë për naftëtarët, ani pse thonë se do ta respektojnë.

Shtrenjtimi i naftës sipas kryetarit të shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, është si pasojë e rritjes së çmimit edhe në tregun ndërkombëtar. Ai kërkon që vendimi i ministrisë të tërhiqet.

Më ketë vendim të Qeverisë nuk po pajtohen as Oda Ekonomike e Kosovës.

Kryetari i kësaj ode, Lulëzim Rafuna, thotë se naftëtarët nuk kanë manipuluar me çmime të naftës.

Ky vendim sipas Ministrisë është marrë pasi është evidentuar një rritje e çmimeve e cila nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published.