Vetura e kryetares së rinise së PDK-së, Arbnora Salihut, është thyer dhe janë vjedhur gjësende, derisa kjo e fundit po merrte pjesë në një aksion simbolik para Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Gazetari Haris Ademi nga vendi i ngjarjes ka bërë të ditur se janë vjedhur çanta, kuleta dhe telefona të saj dhe disa aktivisteve të tjerë që i kanë lënë aty.
Vetura gjendej në parkingun e ministrisë në kohën kur ka ndodhur thyerja e xhamit dhe vjedhja.