Komuna e Prishtinës bënë teste sigurie, bllokohet një pjesë e rrugës “UÇK”

Zyrtarë nga Komuna e Prishtinës, përmes një komunikate kanë njoftuar se të enjten me datë 03.07.2023, nga ora 11:15 deri në 12:45, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të organizojë një ushtrim praktik në objektin e vjetër të komunës me qëllim testimin e gatishmërisë reaguese të pjesëtarëve të personelit komunal dhe qytetarëve të cilët gjenden brenda, në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore, si dhe koordinimin e institucioneve për reagim në zjarre dhe fatkeqësi tjera natyrore për: shuarjen e zjarrit,  kërkim shpëtimin, evakuimin e personelit dhe qytetarëve.

”Për shkak të ushtrimit, në koordinim me policinë është marrë vendimi që një pjesë e rrugës “UÇK” (ku gjendet komuna) të mbyllet për qarkullimin e veturave për dy orë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.