Policia asiston Agjencinë e Veterinarisë në groposjen e derrave të sëmurë në Viti

Policia e Kosovës e ka asistuar Agjencinë e Veterinarisë në asgjësimin e disa krerëve të derrave të konstatuar të sëmurë në komunën e Vitisë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për teve1 se groposja e derrave ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, derisa tha se qëllimi i asistencës së Policisë ka qenë ndihma në respektimin e urdhrit për asgjësim të këtyre kafshëve të konstatuara të sëmura nga AUVK-ja.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor Viti, ka asistuar në ndihmë oficerëve të AVUK-së në asgjësimin (groposjen) e derrave të sëmurë, sëmundje që është konstatuar nga kjo agjenci.

Njësitet policore kanë asistuar nga ora 17:20 deri në orën 18:50. Qëllimi i asistimit ka qenë të ndihmohet në respektimin e urdhërim për asgjësimin (groposjen) e kafshëve të sëmura nga agjencia”, tha Hashani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.