E dhimbshme: Njëri nga të plagosurit në Skenderaj në gjendje të rëndë, i amputohet këmba

Shaqir Uka nga intensiva në QKUK ka bërë të ditur se njëri nga të plagosurit në incidentin në Runik të Skenderajit është në gjendje më të rëndë nga lëndimi që ka marrë nga arma e zjarrit në regjionin e gjurit dhe për këtë arsye pas një intervenimi kirurgjik është dashur t’i amputohet këmba.

Në një përgjigje për Dukagjini, Uka ka thënë se i plagosuri është duke marrë tretmanin e mëtutjeshëm mjekësor pasi ka humbur shumë gjak.

“Lëndimi me armë zjarri që ka ndodhur në Skenderaj, tre janë sjellur në QKUK. Njëri prej tyre ka qenë në gjendje më të rëndë me një lëndim me armë zjarri në regjionin e nëngjurit, në këmbën e djathtë. Ka qenë lëndim shumë i madh i kockave,i muskujve, i enëve të gjakut.

Dhe kjo ka qenë arsyetim për inetrvenim kirugjik . Nëe kazminimi që është bërë dhe gjatë intervenimit kirugjik është parë që pjesa e nëngjurin të këmbës të djathtë, është dashur të amputohet si shkak i dëmtimeve të paripaurueshme”, ka thënë Uka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.