Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se është proceduar për në Qeveri koncept dokumenti për themelimin e Gjykatës Administrative.
Ajo ka thënë se ky është një tjetër zotim i cili po përmbushet.
Po ashtu ka vlerësuar se në këtë gjykatë do të adresohen edhe zgjidhjet e kontesteve nga marrëdhëniet e punës.
“Themelimi i gjykatës në fjalë, përmbyllë krijimin e infrastrukturës ligjore në fushën e drejtësisë administrative, rritë dukshëm efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve dhe lehtëson qasjen e qytetarëve në drejtësi administrative”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.