Ndodh edhe kjo: Deputeti Berisha kërkon vendosjen e “orës policore”

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, e ka bërë një propozim të çuditshëm pas vrasjeve të fundit në Kosovë: vendosjen e orës policore.

Nuk dihet se si erdhi te kjo ide e rrezikshme që kufizon lirinë dhe të drejtat themelore të qytetarëve të Kosovës.

Por, si duket Berisha beson se kjo do të mund të ndihmonte në rritjen e sigurisë në vend.

“I bëj thirrje drejtorit të policisë të dal me plan konkret, duke ndërmarrë veprimet e duhura, që kjo gjendje të stabilizohet.” – është shprehur ai, ndërkaq menjëherë më poshtë ka shkruar orë policore dhe një pikëpresje pas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.