Tragjedia në lokalin në Skenderaj, kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurve

Një vrasje ka tronditur sot Skenderajn.

Në fshatin Runik, si pasojë e të shtënave me armë në një lokal, ka mbetur i vrarë Nexhmedin Loshi, 39 vjeçar, teksa tre persona të tjerë janë plagosur.

Indeksonline është duke përcjellur rastin nga afër, teksa bëhet e ditur edhe gjendja shëndetësore të plagosurve të tjerë.

Shpend Fazliu ka deklaruar për Indeksonline se një nga tre të lënduarit është në gjendje pak më të rëndë shëndetësore.

“Nga Qendra Emergjente e QKUK-së jemi njoftuar që 3 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, të lënduar me armë zjarri. Sipas ekipit mjekësor, aktualisht, njëri nga të lënduarit është në gjendje pak më të rënduar, ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetë” ka deklaruar Fazliu.

Njërit nga të dyshuarve i është amputuar këmba nga pjesa e nëngjurit, pikërisht për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë, nga Policia pohojnë se sulmi ka ndodhur rreth orës 01:21.

“Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, ka pohuar për Indeksonline Avni Zahiti, zëdhenës i Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.