“Vrasjet e shpeshta janë tronditëse dhe po e bëjnë jetën të frikshme në Kosovë”, thotë Kryeziu

Ismet Kryeziu nga KDI thotë se vrasjet e shpeshta janë tronditëse dhe po e bëjnë jetën të frikshme në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se institucionet e shtetit duhet të japin përgjigje, a janë të parandalueshme këto ngjarje dhe çfarë po bëhet për t’i parandaluar ato?

“Cilat janë arsyet dhe shkaqet që këto vrasje janë bërë më të shpeshta dhe kanë marrë tendenca shqetësuese dhe të frikshme për sigurinë e qytetarëve?”, ka shkruar ajo, transmeton Indeksonline

Kujtojmë se mbrëmë në fshatin Runikë ka ndodhur një vrasje.

Ndërsa, brenda gjashtë ditëve në Republikën e Kosovës kanë mbetur të vrarë 3 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.