Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka folur për kohën sa PDK-ja ishte në pushtet e VV-ja në opozitë.
Ai ka thënë se ai ka qenë njeri bashkëpunues me të gjitha grupet parlamentare në Kuvend.
Po ashtu edhe me VV-në, por që deputetët e VV-së sipas tij kanë qenë të manipuluar nga vet Albin Kurti.
Grabovci ka thënë se me disa deputet të VV-së, ka pasur bashkëpunim të mrekullueshëm dhe rrespekt të ndërsjelltë, por këta deputet kërcënoheshin për të mbajtur klimën në Kuvend nën tension.