Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Intervale të gjata me diell pritet të mbizotërojnë gjatë javës së ardhshme në vendin tonë.

Megjithatë, sipas Prishtina Weather nuk përjashtohet që në pasditen e së martës dhe në zona malore të mërkurën, të ketë ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

Temperaturat pritet të sillen nga 14 deri në 31 gradë Celsius.

“Niveli i ndotësve ajror do të jetë me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira.  Orëve të pasdites vende-vende rritje shënon ozoni sipërfaqësor, që mund të shtyjë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare të ndotjes, mirëpo përkohësisht”, thuhet në njoftimin e Prishtina Ëeather.

Njoftimi i plotë:

Kryesisht me diell dhe më nxehtë gjatë javës në vijim.  Orëve të pasdites me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu.

13.08.2023 – Mot stabil parashihet gjatë javës vijuese mbi vend, ku do të ketë intervale më të gjata me diell.  Ditën e martë, orëve të pasdites priten mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu me bubullimë.  Mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu mbeten edhe nga dita e mërkurë, por se më të lokalizuara përreth viseve malore.  Temperaturat gradualisht shënojnë rritje me maksimale që shkojnë deri në 30C e 31C, ndërsa ato minimale zbresin në 14C e 16C.

Niveli i ndotësve ajror do të jetë me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira.  Orëve të pasdites vende-vende rritje shënon ozoni sipërfaqësor, që mund të shtyjë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare të ndotjes, mirëpo përkohësisht.

14.08 – Kryesisht me diell e më nxehtë.

15.08 – Kryesisht me diell.  Pasdite më vonë dhe mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

16.08 – Kryesisht me diell.  Pasdite më vonë rreth zonave malore mundësi për rrebesh shiu me bubullimë.

17.08 – Nxehtë e kryesisht me diell.

18.08 – Kryesisht me diell.  Pasdite më vonë mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë shiu rreth zonave malore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, kryesisht nga veriu e verilindja.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera më të larta mbi normale, me tendencë të rënies graduale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.