Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu i shoqëruar edhe nga zv-ministri Hysen Durmishi kanë shkuar në Tetovë me ç’rast janë takuar me zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Postimi i plotë i Aliut:
Bashkë me zëvendësministrin z. Hysen Durmishi dhe kabinetin tim patëm kënaqësinë e veçantë që të takohemi në Tetovë me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi dhe kryetarin e BDI-së, z. Ali Ahmeti.
Patëm një bashkëbisedim të shkëlqyer, për rëndësinë e bashkëpunimit, rifuqizimin e lidhjeve historike e kulturore, dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për projekte në dobi të të gjithë Shqiptarëve.
Mes tjerash, biseduam për projektin shumë të rëndësishëm infrastrukturor rrugor që do të lidhë Prizrenin me Tetovën, si dhe për hapat e mëtejm për finalizimin e marrëveshjes financiare. Bashkarisht, u zotuam që këtë projekt të përbashkët ta realizojmë sa më parë.
Jemi bashkë për rrugë që na bëjnë bashkë! 🤝