Hovenier i quan legjitime kërkesat e ShBA-së: Asociacioni të formohet, prekja e kufijve sjellë destabilizim

Ambasadori amerikan, Jeffery Hovenier, është takuar të mërkurën me gazetarë në ambasadë. Në takim ai ka komentuar letrën e nënshkruar nga më shumë se 50 ligjbërës amerikanë, evropianë e britanikë, e ne të cilën kërkohet qasje më e ashpër ndaj Serbisë.

Ambasadori shtoi se po këkrojnë zgjidhje të qëndrueshme e afatgjate e nuk po kërkojnë zgjidhje ku njëra palë fiton dhe pala tjetër humb.

Madje thotë se kërkesat e ShBA-së janë kërkesa legjitime, e jo presion. Hovenier ka bërë thirrje që Kosova të bëjë progres në dialog me Serbiën, duke kërkuar edhe një herë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Dukshëm që ne e marrim seriozisht çfarëdo qëndrimi të përfaqësuesve të zgjedhur nga populli amerikan. Por në këtë letër nuk është vërtetë për Kosovën. Kjo letër nuk është rreth Kosovës ku unë jam ambasador. Është më shumë për politikën e Serbisë, për të cilën unë nuk jam përgjegjës. Dhe ShBA nuk po kërkon që këtë çështje ta vendos në terma ku fitorja e njërës palë është e barabartë me humbjen e palës tjetër. Fitorja e Kosovës nuk është humbje për Serbinë, dhe një fitore e Serbisë nuk është humbje për Kosovën. Ne besojmë se është e mundur të kemi një raport me Serbinë dhe Kosovën që nuk e ndikon interesin e vendit tjetër në asnjë mënyrë”, tha ai, raporton EO.

“Si ambasador amerikan në Kosovë jam shumë komfort me atë që po i kërkojmë Qeverisë së Kosovës të bëjë dhe atë që po i kërkojmë popullit të Kosovës. Nuk duhet të ketë dyshim, dhe shpresoj që është shumë e qartë ShBA-ja ka një përkushtim afatgjatë për popullin e Kosovës. Si ambasadë kemi tri pika strategjike. Një nga to është që të mbështesim Kosovën të marrë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euro-atlantike. Ne bëjmë një punë të madhe për të avancuar këtë”.

“Nuk duhet të ketë pikëpyetje për këtë. Gjithashtu të ndihmojmë ekonominë e Kosovës që të japë të ardhme për qytetarët e saj dhe qeverisje të mirë. Pra këto janë synimet tona. Çfarë po i kërkojmë Kosovën unë nuk e shoh si presion. I shoh që janë një numër kërkesash legjitime nga ShBA dhe partnerët, që avancojnë këto synime strategjike. Kosova s’do të jetë e aftë të bëhet anëtar e BE-së, nuk do të jetë e aftë të arrijë Partneritetin për Paqe për t’u bërë anëtare e NATO-s, dy synime fundamentale të ShBA-së që dëshiron të ndodhin, pa bërë progres në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

“Kështu që i kërkojmë që të avancojë negociatat dhe konkluzat e negociatave për të themeluar Asociacionin. Dhe kemi qenë të qartë se si e shohim Asociacionin. Që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe që nuk është një nivel shtesë I Qeverisjes. Ne kemi qenë shumë të qartë. Jam shumë rehat për t’ia bërë këto kërkesa Qeverisë së Kosovës. Mendoj që është politikë e mirë dhe legjitime të shoh këto gjëra teksa avancojnë”.

Hovenier ka deklaruar se vendi i tij nuk e përkrah idenë e ripërcaktimit të kufijve kombëtar në rajonin e Ballkanit dhe sipas tij, çdo përpjekje për ta bërë një gjë të tillë do të ishte kundërproduktive dhe destabilizuese.

“SHBA-ja mbështet fuqishëm aspiratat drejt BE-së si dhe integritetin territorial të çdo shteti në Ballkan, përfshirë Kosovën”.

Ai mes tjerash theksoi se Amerika nuk e mbështet as “Shqipërinë e Madhe” dhe as “Serbinë e Madhe”.

Hovenier përmendi edhe bisedën e zhvilluar ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, duke e cituar këtë të fundit, raporton Ekonomia Online. Hovenier përmendi edhe çështjen e furnizimit me barna dhe nëse edhe këto produkte janë të ndaluara të hyjnë në Kosovë.

“Ne i nxisim palët që të de-eskalojnë tensionet, të shmangin veprimet që kontribuojnë në eskalime dhe që të kthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE. Ne presim nga Kosova dhe Serbia që të implementojnë plotësisht obligimet nga marrëveshja”.

“Ajo që është e ndaluar tani janë mallrat e prodhuara nga Serbia, që në njëfarë mënyrë i ndikojnë furnizimin me barna dhe pajisje medicinale. Kjo është një gjë serioze dhe e kemi marrë shumë seriozisht, kështu që kemi fol me zyrtarët kosovarë dhe homologët e tyre serbë për të na ndihmuar që të kuptojmë situatën dhe më duhet të jem i qartë se siç e kuptojmë ne se barnat dhe furnizimi me medikamente importohen nga Serbia sot sikurse ka qenë para datës kur janë marrë masat. Më duhet ta them se kjo duket sikurse njerëzit tentojnë që potencialisht të keqinterpretojnë situatën, nuk mund ta them se pse”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.