Këto janë arsyet e 50 zyrtarëve policorë që dhanë dorëheqje këtë vit

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se gjatë këtij viti, 50 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje.

“Gjatë këtij viti 50 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje, e shumica për shkak të pagës dhe kushteve tjera në punës siç janë sigurimi shëndetësor, ligji për pensionim, shujta, paga e 13-të, shpenzimet e rrugëtimit e shumë e shumë të tjera”, tha Zeqiri.

Ai tha se këto dorëheqje janë jashtëzakonisht shqetësuese.

Zeqiri shtoi se gjatë vitit të kaluar kanë pranuar rreth 100 dorëheqje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.