Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka deklaruar se është bërë e zakonshme që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje të ketë skandale.
Krasniqi ka deklaruar se veprimet e deritanishme të partisë që qeveris me vendin janë të pakuptueshme për të.
“Kjo qeverisje karakterizohet vetëm nga skandalet dhe aferat korruptive dhe kriminaliteti. Dita ditës këto skandale po bëhen të zakonshme. Nuk e kam besuar asnjëherë se nga ky pushtet të gjitha shtetet që kanë njohur Kosovën tash të na kthejnë shpinën. Nuk e kam kuptuar asnjëherë se si Kurti i thotë ‘naiv’ sekretarit të shtetit. Nuk e kam kuptuar se si një pushtet nuk bën asgjë vetëm se si të ikin qytetarët nga ky vend, nuk e kuptoj se si i mbron të korruptuarit”, ka deklaruar Krasniqi.
“Sa i përket sanksioneve të SHBA-së, kam ftuar zëvendëskryeministrin Bislimi të raportojë për marrëveshjen e Bratisllavës por ai nuk ka marrë pjesë ndonëse e caktojë datën dhe orën. E dimë se tashmë janë pezulluar marrëveshjet që kanë të bëjnë me IPA-n, takimet ndërkombëtare, mirëpo ne si komision kemi vepruar që të gjitha projektet që janë në mes IPA-së dhe Kosovës t’i kemi si komision por ende nuk kemi marrë përgjigje”, ka deklaruar Krasniqi./Dukagjini
Lidhur me Kryeministrin Kurti, Krasniqi ka deklaruar se i njëjti do duhej të dakordohej me BE-në dhe SHBA-në që Kosova të mos arrinte deri në fazën e deritanishme. Ajo deklaroi se Kurti ka shkelur të gjitha kauzat e tij gjatë kohës në pushtet.
Si jo rrallëherë, Krasniqi ka deklaruar se largimi i Qeverisë Kurti, sa më herët do ishte më mirë për qytetarët. Jo më ndryshe mendon edhe për zgjedhjet.