Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimeve që një qytetar në Shtime i bëri mediave sot gjatë një aksioni të KRU “Prishtina”.
AGK ka thënë se kërcënimet dhe sulmet e tilla janë krejtësisht të papranueshme, dhe i kanë bërë thirrje Policisë së Kosovës që të ndërmarrin masat e duhura ndaj personit që kërcënoi sot mediet.