Vjosa Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Austrisë, George Schnetzer

Presidentja Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Austrisë, George Schnetzer, të cilin e ka uruar për detyrën duke shpresuar se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve do të intensifikohen edhe më tej.

Ajo ka falënderuar Austrinë për mbështetjen e palëkundur, duke potencuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së mëtejme për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Presidentja ka shtruar nevojën e forcimit të partneritetit në mes të Kosovës dhe Austrisë, si dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës, tregtisë, si dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.