Zëvendësministri sërish në Komunën e Leposaviqit, mblidhen sërish disa serbë

Disa serbë të Leposaviqit janë mbledhur sërish mëngjesin e sotëm për të protestuar kundër hyrjes së zëvendësministrit të Kosovës për Komunitete dhe kthimit të Radojica Radomiroviq dhe dhjetëra personave të tjerë në ndërtesën e komunës.

Radomiroviq me një grup prej dhjetë të rinjsh kanë hyrë në ndërtesën e komunës sot para orës gjashtë, i shoqëruar nga pjesëtarë të Policisë.

Protestuesit e mbledhur raportohet se kanë thënë se janë të pakënaqur me shkuarjen e Radomiroviqit dhe kërkojnë nga KFOR-i të ndërmarrë veprime.

Me të njëjtin grup personash edhe dje rreth orës nëntë, Radomiroviq ka arritur të hyjë në ndërtesë edhe pse disa protestues i pritën me fishkëllima.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.