Ministrja e Tregtrisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media të mbajtur pas aksionit të sotëm ku edhe mbetën të arrestuar dy zyrtarë të ministrisë së saj, ka pranuar se në porosinë për rezerva shtetërore që ishte bërë gjatë vitit 2022, 3 % nga totali i porosisë ka pasur vonesa.
Ajo ka thënë se në qershor të vitit 2023, kanë angazhuar avokaturën shtetërore për inciim të porcedurës gjyësore.
“Vetëm 3 % e totalit të furnizimit kemi pasur vonesa, gjatë vitit 2022. Për të cilat vonesa në qershor 2023 është edhe avokatura shtetëtore, nga zv.sekretari ynë, për inicim të procedurës gjyësore”, ka thënë ministrja.