/

Kush më kë përballet në javën e 2-të në Superligën e Kosovës në futboll?

Debutuan në mënyrën më të mirë të mundshme. Blerim Krasniqi e Albin Prapashtica debutuan me “Intelektualët” duke shënuar gol e fitore në Superligën e Kosovës në futboll përballë Llapit në javën e parë të kampionatit.

Në javën e dytë, ekipin e drejtuar nga Akis Vavalis e pret një tjetër sfidë. Drita luan kundër Lirisë në Prizren të shtunen nga ora 17:00.

Në atë kohë nis edhe dueli tjetër ndërmjet Malishevës dhe Fushë Kosovës, që do të zhvillohet në Suharekë pasi stadiumi “Liman Gegaj” akoma nuk është gati për të luajtur një ndeshje futbolli.

Takime të zjarrta sjell edhe dita e diel. Kampioni i Kosovës, Ballkani është nikoqir i Feronikelit 74, takim ky i cili fillon në 17:00 e transmetohet direkt në Klankosova. Sfida tjetër zhvillohet në Podujevë. Në “Zahir Pajaziti” Llapi e pret skuadrën e Dukagjinit.

Kurse beteja që e mbyll javën e dytë në Superligë zhvillohet të hënën. Gjilani duket se i ka lënë problemet anash dhe të hënën nga ora 17:00 do të luaj për herë të parë këtë edicion në elitën e futbollit kosovar përballë ekipit të Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.